Shkodra Elektronike merr çmimin e Kritikës, Vesa Smolica “rrëmben” çmimin Teksti më i Mirë

23 Dhjetor, 2024 - 12:13 am

Në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar të 63-të janë ndarë dy çmime të rëndësishme nga juria, ai i Kritikës dhe ai i Tekstit më të Mirë.

Çmimi i Kritikës e fiton Shkodra Elektronike, të cilët janë edhe autorë të muzikës, tekstit dhe orkestrimit të këngës “Zjerm”. Çmimi i Kritikës është një shpërblim për artistët që janë vlerësuar nga paneli i kritikëve të muzikës për cilësinë e interpretimit, kompozicionit, dhe performancës së tyre. Ky çmim vlerëson artistin për kontributin e tij në art dhe muzikë, duke e nxjerrë përpara për aftësitë e tij profesionale dhe përkushtimin në muzikë.

Çmimi për Tekstin më të Mirë iu dha Vesa Smolicës me këngën “Lutem” me tekst të Erjona Rushitit, një tekst që flet në ankthin dhe depresionin që po kalon shoqëria.

Ky është një çmim që shpërblejnë autorët e teksteve të këngëve që paraqesin mesazhe të fuqishme, poetike dhe të arrira, dhe që ndikojnë thellë në publik. Ky çmim është një vlerësim për krijuesit që i japin muzikës një dimension të thellë dhe emocionues përmes fjalëve. /rtsh.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme