30 Korrik, 2022 - 4:30 pm
Kalaja e Shkodres u pushtua nga ritmet e muzikës dhe ngjyrat.
Për të 6-in vit radhazi në qytetin e Shkodres mbërriti “Za Fest”, festivali që bën bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare të huaj.
Krijimi artistik i kantautorit Vlashent Sata ja ka dalë të sjellë surpriza dhe risi vit pas viti, duke e kthyer Shkodrën në qender të vëmendjes së shqiptarëve e të huajve që e duan të bukurën dhe adrenalinën.
Vetë Sata dhe artistja Elina Duni që përfaqëson muzikën shqiptare edhe përtej kufijve i dhanë sëbashku me artistët e huaj, orë të paharruara publikut të pranishëm në natën e dytë të festivalit.
Vlashent Sata:”I jam falenderues qytetit. Publikut që më ka dhuruar emicione. Në Shkodër kam zemrën. Është muzika e mirë dhe ajo tjetra. Njeriu ka gjithmonë nevojë për të mirën sepse na jep jetë. Prandaj njerëzit janë këtu. Ata janë me sytë plot me drita. Na japin dhe ne dritë E bukura do të jetojë gjithmonë. Za si Zani, Za si Zanat.. Është kthimi në shtëpi. Zemrën e lë në Shkodër. Za fest është për Shkodrën”
Elina Duni: Më vjen mirë që cdo vit bëhet edhe më I magjishëm. Kisha 12 vite pa ardhur në Shkodër.
Publiku e shijoi pa masë dhe kërceu nën ritmet e muzikës që sollën këto artistë, ndërsa shprehen se Shkodra e meriton ta ketë një event të të tilla përmasave.
Edhe për ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali, “Za fest” ka arritur t’i japë zërin që duhet qytetit të saj.
ZA Fest, vjen me mbështetjen e një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, të Bashkisë Shkodër dhe disa ministrive të linjës.
Në natën e tretë përveç artistëve nga Italia e Spanja, do të jetë dhe i mirënjohuri Jericho nga Kosova. Ky festival vjen me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës./ KultPlus.com