Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” feston 70 vjetorin por ende pa objekt të vetin

29 Maj, 2019 - 9:30 pm

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” mbanë koncert për përvjetorin jubilar në Prishtinë shënoi përvjetorin e 70-të të hapjes.

Pas gati një muaji me ngjarje si dhe koncerte, aktivitetet e përvjetorit u përmbyllën me një koncert solemn kushtuar këtij përvjetori jubilar të shkollës së muzikës. Interpretuan nxënës të shkollës fillore si dhe të shkollës së mesme, por nuk munguan as ish-nxënësit e kësaj shkolle që tashmë janë studentë të dalluar apo muzikantë të çmuar, sikur është rasti i sopranos, Marigona Qerkezi.

Në këtë koncert, kori dhe orkestra e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” luajtën edhe veprën e titulluar “Rizgjimi”, të cilën kompozitori Valton Beqiri e përgatiti enkas për përvjetorin e 70-të të shkollës.

Në këtë ngjarje edhe një herë u përmend absurdi që shkolla që ka 70-të vjet të funksionimit nuk ka ende një objekt të vetin, por ndër vite detyrohet të lëvizë sa në një aneks në një aneks tjetër.




Të ngjajshme