4 Qershor, 2019 - 2:30 pm
Një ndër garat më të rëndësishme në Kosovë për të apasionuarit pas muzikës, gara ndërkombëtare e muzicientëve të rinj ‘ArsKosova 2019’ tashmë ka shpallur fituesit e edicionit të 15-të me radhë, shkruan KultPlus.
Numri i pjesëmarrësve për këtë vit ka qene mbi 170 kandidat të cilët vinin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe disa shqiptar të lindur në Gjermani, USA dhe vende të tjera.
Çmimi kryesor Grand Prix kësaj radhe shkoi për Megi Rexhepi – Klarinet / Kosova – Shqipëri (nga Kukësi), çmimi i dyte për Leonardo Dimoski – Violinë – Maqedoni e Veriut, ndërsa çmimin e tretë e mori Era Kume – Piano / Shqipëri.
Më poshtë po ju sjellim edhe listën e çmimeve speciale për këtë vit:
Lista e fituesve të çmimeve absolut më nga 100 pikë ishin:
Finalistët – GRAND PRIX – Fituesit e Çmimit Absolut
1. Lumturije Shabani – Solokëndim / Kosova
2. Margaret Burns – Solfezh / Maqedoni e Veriut
3. Diar Aliu – Kitarë / Kosova
4. Xhevrie Tule – Piano / Maqedoni e Veriut
5.Nikola Terziski – Korno / Maqedoni e Veriut
6. Megi Rexhepi – Klarinet / Kosova – Shqipëri
7. Era Kume – Piano / Shqipëri
8. Leonardo Dimoski – Violinë / Maqedoni e Veriut
9. Freja Jaçe – Violonçello / Shqipëri
10. Irina Bashallari – Violin – Shqipëri
11. Edis Hamiti – Kitarë – Denis Hamiti – Kosovë
12. Zane Abazi – Flaut / Kosova