17 Maj, 2019 - 1:40 pm
Jonida Maliqi mbrëmë është bërë pjesë e finalistëve të Eurosong 2019. Maliqi arriti që të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në mesin e 26-të vendeve.
Sipas radhitjes, Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00, pas Maltës.
Në gjysmëfinalen e parë kanë kaluar: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia. Në gjysmëfinalen e dytë janë kualifikuar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Pjesë e finales do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia./KultPlus.com