Si është e mundur që të mos ruhet historia e Akordeve të Kosovës?

5 Janar, 2018 - 9:48 pm

Kompozitori Florent Boshnjaku është gjithmonë një kritik i jetës kulturore në Kosovë.

E pasi të jesh i zëshëm dhe i hapur për debat nuk është diçka e keqe, Boshnjaku kësaj radhe ka folur në rrjetin e tij social Facebook për Akordet e Kosovës, një festival që gjeneratat e reja ndoshta nuk do ta kujtojnë për shkak se nuk ka asgjë të ruajtur nga ky festival.

Ky është statusi i kompozitorit Boshnjaku:

Festivali ‘Akordet e Kosoves’ mbetet si njeri nder festivalet me te rendesishme ne Kosove , filloi ne vitin 1969 dhe vazhdoi diku deri ne vitin 1995 . i kishte 3 mbremje,muzike zbavitese-moderne, popullore dhe nata per femije .Sipas nje parallogarie ne festival ishin diku rreth 60 kenge qe i bie per vitet qe eshte mbajte jane publikuar perafersisht 1500 kenge !!
Si eshte e mundur e gjithe kjo histroi mos te ruhet dhe kenget te mblidhen,te shkruhet libri te konzervohen kenget si pasuri kombetare (te ekziston se paku nje faqe interneti me permbledhje te historise muzikore moderne ne Kosove ) !!! Edhe pse librat pas festivalit jane publikuar me autore interpret etj. ato mbeten te shprendara ose ekzistojne vetem disa prej tyre ! por jo te mbledhura dhe te konzervuara ne menyre institucionale .
SI me kriju histori dhe identitet kure ne vet jemi duke e zhduke ate, me injorancen tone dhe mos kujdesin per çkado qe kultura jone ka perfaqesuar me dekada !! Mesiguri per shume kend ne institucione per fat te keq kultura mbetet si ‘ luks’ ne kete vend ,por eshte ajo cka neve na ka mbajte gjalle me shekuj (jo dicka tjeter por gjuha dhe kultura jone ),ne shekullin 21 po tregohemi me te prapambetur se kurre !”

Akordet e Kosovës dikur ishte festivali më i rëndësishëm në Kosovë, nga ku dolën këngë dhe emra të fuqishëm të muzikës shqipe.

Për herë të fundit Akordet janë mbajtur në vitin 1995. / KultPlus.com

Të ngjajshme