Si mund të dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra dashurinë

5 Dhjetor, 2018 - 7:00 pm

Një këngë e veçantë nga Flori Mumajesi.

Ishte zgjidhja apo zgjedhja ime?!
Në një lidhje ka gjithmonë lëkundje,
tundime, sekrete… nganjëherë dhe gënjeshtra.
Kjo është historia ime
Jo e Romeos dhe Zhulietës
Ndjej dhimbje të madhe në shpirt
kur mendoj se trupi, buza, lëkura e njeriut
që unë adhuroja ishte pranë dikujt tjetër.
Prandaj nuk arsyetova dot.
Nuk u çova dot në këmbë dhe të vrapoja
Pse e lashë veten të fundosem?
Dikush nga ne duhet të largohej nga ky trekëndësh.

Nuk dua të mallkoj dhe as të shaj
Por ti e meriton dhe unë prandaj të them:
“Shko, shko, atje ku veten gjen, ti shko”

Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t’ kishte jetë
Shko q** se askush si unë s’të do vërtetë

Ti nuk mund të shikosh më shumë se kaq
Çdo gjë pa vlerë, pa ndjenjë ty të kënaq
Prandaj të them: “Shko…, shkoo…
Atje ku veten gjen, ti shko…”

Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t` kishte jetë
Shko q** se askush si unë s’të do vërtetë

Sa ftohtë, sa ftohtë…
s’ të gjej dot dhe më mungon.
Sa ftohtë, sa bosh, pa qiell, pa tokë
Kam ftooohtë…

Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t’ kishte jetë
Shko q** se askush si unë s’të do vërtetë./ KultPlus.com

Të ngjajshme