20 Dhjetor, 2021 - 12:15 pm
Kur ‘Brit Awards’ njoftoi se do të hiqte kategoritë gjinore që ndajnë artistët në meshkuj dhe femra muajin e kaluar, kishin frikë se kjo do të rezultonte në anashkalimin e femrave.
Por, nominimet e para sipas sistemit të ri në fakt sjellin më së shumti në kandidatura femrat, në më shumë se një dekadë, me Adele, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa të gjitha në garë për çmime të shumta.
Adele është në garë me Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave për shumicën e nominimeve. Ata të gjithë përfshihen në kategoritë, si ajo e albumit më të mirë dhe artistëve më të mirë britanikë.
Little Mix, të cilat këtë vit u bën të parat që fituan për grupin më të mirë britanik, janë në garë për të njëjtin çmim edhe një herë.
Në garë janë të përfshirë edhe Coldplay, të cilët janë të nominuar në numër rekord, kryesisht nëntë kategori (ata kanë fituar katër herë) së bashku me grime act D-Block Europe dhe dy grupe femra si, Ëolf Alice dhe London Gramma.
Ndërkohë, edhe menaxheri i Duas e përkrahi iniciativën për të ndryshuar kategorinë, duke e bërë jobinare, në mënyrë që të mos përcaktohet gjini.
Çmimet do të ndahen më 8 shkurt të vitit 2022, në Londër, nikoqirë të ngjarjes së madhe do të jenë Mo Gilligan dhe Jack Whitehall.
Dua Lipa dhe J Hus ishin të fundit në histori që fitojnë çmim si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artisti më i mirë mashkull”. Kjo sepse, që nga viti i ardhshëm të dy kategoritë do të kombinohen në një për “Artistin më të mirë britanez”, kishin bërë të ditur organizatorët.
Artistët si Sam Smith e Will Young kanë bërë thirrje për ndryshim, ku thanë se sistemi aktual i lë jashtë artistët jobinarë(gjini asnjënëse).
Smith, i cili është jobinar, humbi një nominim këtë vit.
Albumi i tyre, “Love Goes”, u listua i dyti në toplistë në Britani të Madhe, por iu pamundësua që të nominohej në ndonjëren kategori meqë është jobinar.
“Brits ka qenë pjesa më e rëndësishme në karrierën time. Muzika për mua ka qenë gjithmonë unfikuese jo divizon. Po kujtoj kohën kur çmimet ishin reflective për shoqërinë në të cilën jetojmë. Le të festojmë për të gjithë, pavarësisht gjinisë, racës, moshës, aftësisë”, ka shkruar Smith në një post në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë./KultPlus.com