20 Qershor, 2019 - 6:37 pm
Balerini Sinan Kajtazi është emëruar drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës i cili ketë pozitë do ta ushtroj për 3 vite me radhë.
Këshilli Drejtues i BKK-së i cili ishte përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të insitutcionit përkatës në ditën e sotme e ka përmbyll konkursin duke e zgjedhur drejtor Kajtazin, si një nga konkuruesit më të suksesshem dhe më kompetent për të qenë në krye të Baletit të Kosovës.
Përveç Kajtazit në ketë konkurs kishin konkuruar edhe Sad Vuniqi dhe Luljeta Ademi ku të gjithë janë pjesëtarë të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Sinan Kajtazi është një nga balerinet e suksesshëm i cili është pjesë e Baletit që nga vitet e pasluftës kur u riaktivizua dhe për disa vite ka qenë anëtar si dhe kryesues i Këshillit Drejtues të TKK-së ndërsa që nga fillimi i këtij viti është përzgjedhur edhe si ushtrues detyre i drejtorit i BKK-së.
Sipas ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin, Neni 46, pika 46.1. drejtori i Baletit zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshilli drejtues me propozim të Këshillit artistik.
“Për drejtor të Baletit
zgjidhet personi me përgatitje profesionale në fushën e artit dhe të kulturës,
si dhe me përvojë dhe aftësi udhëheqëse. Drejtori i Baletit zgjidhet me mandat
dhe në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Personi i njëjtë mund të rizgjidhet.
Drejtorin e Baletit e zgjedh dhe e shkarkon Këshilli drejtues sipas procedurës
së caktuar me ligj”, thuhet në nenin 46 të ligjit për Filharmoninë, Operën dhe
Baletin.