9 Tetor, 2020 - 3:21 pm
9 tetori i vitit 1969 ishte data e publikimit të këngës “Someday We’ll Begether” nga grupi muzikor “Supremes”, e cila do të kthehej në një hit të kohës, shkruan KultPlus.
“Someday We’ll Be Together” është një këngë e popullarizuar nga Diana Ross dhe “Supremes”, e fundit mes këtij grupi dhe Dianës për arsye se ajo largohet në janar të 1970, për të vazhduar karrierën solo. Kënga ka qenë e shkruar nga Johnny Bristol, Jackey Beavers dhe Harvey Fuqua, ndërkaq fillimisht u regjistrua si single i parë solo i Ross.
Kënga kryesoi në toplistën “Billboard Hot 100” për një javë. Duke arritur numrin një në toplistën amerikane në numrin përfundimtar të vitit 1969 të revistës “Billboard”. Gjithashtu mban edhe dallimin e të qenurit numër një në listat amerikane përgjatë viteve 1960./KultPlus.com