Sonte fillon Festivali i Këngës në RTK, juria profesionale përbëhet nga pesë gra

24 Tetor, 2024 - 1:04 pm

Sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të fillojë Festivali i Këngës së RTK-së, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës, shkruan KultPlus.

Tashmë është bërë e ditur se juria përbëhet nga: Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Jane Sugarman, njohëse e muzikës ballkanike, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, Valbona Selimllari, miss i parë shqiptar dhe Blerta Zeqiri, regjisore.

Në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të RTK-së do të performojnë 16 artistë.

Festivali do të zgjasë tri ditë, më 24, 25 dhe 26 tetor 2024./ KultPlus.com

Të ngjajshme