29 Korrik, 2024 - 1:44 pm
Këngëtarja italiane Giusi Ferreri do të jetë sot në një koncert në Tiranë, në qytezën e spektaleve, Spectapolis, në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Organizatorët e koncertit thane se, përvojat e saj muzikore dhe stili i saj i veçantë kanë krijuar një lidhje të thellë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke sjellë energji dhe emocione të fuqishme në çdo skenë ku performon. Giusi Ferreri ka qenë edhe më parë në Shqipëri.
E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusy ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme si “Novembre” “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok” dhe shumë të tjera të cilat do të jenë pjesë e skaletës muzikore që artistja do të performojë edhe në Tiranë.
Ky koncert është një mundësi unike për të shijuar live këngët që kanë pushtuar toplistat dhe zemrat e adhuruesve të muzikës anembanë botës./atsh/KultPlus.com