9 Tetor, 2018 - 7:16 pm
Sonte në Kumanovë do të mbahet koncerti i muzikës serioze – klasike në organizim të shoqatës për Kulturë dhe Art “Ultra”, shkruan KultPlus.
Bartësi i këtij projekti, Orhan Shaqiri theksoi se tashmë po krijohet traditë që sërish para artdashësve të Kumanovës të prezantohen vlerat muzikore përmes një koncerti të muzikës serioze.
“Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i vlerave të mirëfillta në muzikën artistike shqiptare dhe asaj klasike”, theksoi Orhan Shaqiri, duke theksuar se ky projekt ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti do të mbahet në Teatrin e Qytetit – Kumanovë në ora 20:00./ KultPlus.com