Sonte nis Eurovision, Rita Ora e ftuar speciale, premton një super shfaqje

9 Maj, 2023 - 11:43 am

Edicioni i 67-të i Eurovision Song Contest nis sonte në Liverpool dhe pritet të jetë një edicion special, shkruan KultPlus.

Edicioni i vitit 2023 duhej të ishte mbajtur në Ukrainë, por për shkak të luftës së vazhdueshme, komiteti organizativ i festivalit të muzikës vendosi, pas vlerësimit të kujdesshëm, të caktojë Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfundoi në vendin e dytë në edicionin e mëparshëm, titulli i vendit pritës 2023.

“Të Bashkuar nga Muzika” është slogani i festivalit këtë vit i cili do të mirëpres 37 shtete të cilat do të garojnë në dy gjysmëfinale dhe më pas 26 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit me votat e publikut nga e gjithë bota.

Në natën e parë, sonte, në skenë do të ngjitet edhe ylli botëror, Rita Ora si mysafir special e cila njëkohësisht është shprehur se nuk duhet humbur shfaqja që ajo dhe ekipi i saj do të sjellin sonte.

“A ka thënë dikush kënga e verës? Ethet e Ritës po përhapen në Liverpool! Sonte mbrëma, gjysmëfinalja e Eurovizionit, bëhuni gati nga ora 20:00. Nuk duhet të humbisni shfaqjen e bujshme që unë dhe ekipi im kemi krijuar”, shkruan mes tjerash Rita.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina & familja Kelmendi me këngën “Duje” dhe do të garojë në natën e dytë më 11 maj. / KultPlus.com

The Hot Right Now singer is pulling out all the stops (Picture: Andy Von Pip/Zuma Press Wire/Shutterstock)

Të ngjajshme