6 Shkurt, 2020 - 2:15 pm
Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare.
Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.
Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për Opinion.al, duke zbuluar programin e saj për sonte.
E pyetur se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:
“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”
Gjithashtu ajo shtoi:
“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri, ata menduan që duhet të këndoj edhe në “Sanremo” dhe do të vij një këngëtar italian…”
Moderatorja ka thënë së kjo është një ëndërr e bërë realitet. / KultPlus.com