Soprano 13-vjeçare! Elbasan, e zbuloi talentin falë gjyshes

21 Tetor, 2023 - 1:23 pm

Ende nuk i ka mbushur 13 vjeç, por me zërin e saj ka filluar të pushtojë skenat.

Deborah Ymerali studion flaut dhe piano në shkollën e muzikës në Elbasan, por gjyshja e saj zbuloi një talent të fshehur, talent të cilin edhe Deborah do të fillonte ta donte.

Talentin tim e zbuloi gjyshja ime e cila kishte tre vite që më nxiste që një mësuese profesioniste të më dëgjonte, Unë vetëm pas 3 vitesh vendosa të shkoja të më dëgjonte një mësuese dhe ja vlejti. Tashmë kam filluar të marr pjesë në koncerte. Koncerti im i parë në Itali ishte në Ragusa dhe i dyti në Trento. Jam vlerësuar me çmimin special dhe çmimin e tretë”- tha Deborah Ymerali.

Muzika ka përfshirë gjithë vogëlushen e cila tashmë duket e ka të qartë dëshirën dhe pasionin më të madh që do ta shoqërojë gjithë jetën.

I kam vënë një qëllim vetes, të bëhem një soprano dhe të kap skenat botërore. Më pëlqen sopranoja Diana Damrau me “Queen of dhe night” dhe sigurisht Ermonela Jaho e cila ka bërë emrin e saj me shumë sakrifica”- u shpreh 13-vjeçarja.

Me gishtat që plot delikatesë prekin pianon 13 vjeçarja shkruan të ardhmen duke ju përkushtuar pasionit të saj për muzikën. Prindërit dhe mësuesja e saj janë kujdesur që Deborah të përgatitet fort dhe të marrë pjesë edhe në koncerte kantoje për moshën e saj në vende të Europës./topchanel/KultPlus.com

Të ngjajshme