17 Prill, 2019 - 9:45 pm
Në kuadër të aktiviteteve të sfidimit për mbjelljen e drunjve, shumë artistë , politikanë, e njerëz nga fusha të ndryshme janë nominuar për këtë sfidë. Kësaj sfide i është përgjigjur pozitivisht edhe sopranoja Adelina Paloja, shkruan KultPlus.
“Pas nominimit që më është bërë nga Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj për #PlantaTreeChallengeKosovo / Sfida “Mbjellë një pemë””, ka shkruar Paloja në Facebook.
Ajo thotë se duke qenë pjesë e saj, ka mbështetur kauzën për shtim të gjelbërimit dhe vetëdijësimit për ruajtjen e ambientit, ndërsa ka shtuar se për të është kënaqësi edhe më e madhe që u shoqërua nga studentët e Fakultetit të Arteve në Prishtinë duke kontribuar kështu së bashku në një pamje më të bukur të shtëpisë së tyre të dijes./ KultPlus.com