11 Tetor, 2020 - 5:24 pm
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve të tjerë gjatë një periudhe shtatë ditore, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Jaho nëpërmjet një postimi në Facebook, e cila ka shkruar se është e lumtur për faktin se ka arritur te jetë e para në këtë listë.
“Shume e lumtur qe te jem numri 1ne Listen Zyrtare te Muzikes Klasike te Gramaphon”, ka shkruar Jaho./ KultPlus.com