Sopranoja Jeta Çitaku me koncert në Bullgari

15 Qershor, 2018 - 7:07 pm

Sopranoja Jeta Çitaku do të koncertojë në Bullgari.

Bashkë me Melos Buzën në piano, sopranoja me datë 26 qershor do të performojë në Sofia Music Weeks në Sofje të Bullgarisë.

Çitaku do të jetë pjesë e edicionit të 49-të të këtij festivali të rëndësishëm.

Ariet nga Verdi, Puccini dhe Mozarti do të vijnë të mishëruara nga zëri i ëmbël i Çitakut.

Sopranoja Jeta Çitaku është emër i njohur në muzikën klasike shqipe. Në vitin 2005 ajo morri çmimin e parë në ARS Kosova ndërsa ka ndjekur masterklasa nga emrat Nina Mula, Josip Gjipali e Ivan Konzulov. / KultPlus.com

Të ngjajshme