18 Maj, 2019 - 10:00 am
Sot është finalja e madhe e Eurovizionit. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të performojë e dyta në radhë në finale.
Finalja do të mbahet mbrëmjen e sotme, (më 18 maj) në Izrael dhe do të transmetohet në të gjitha televizionet e shteteve pjesëmarrëse. Jonida ia doli ta çojë Shqipërinë në finale me shumë sukses dhe kënga e saj ‘Ktheju Tokës’, është pëlqyer së tepërmi edhe nga të huajt.
I urojmë fat këngëtares shqiptare në finale dhe shpresojmë për një renditje sa më të mirë në fund./KultPlus.com