Stanaj flet shqip në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ (VIDEO)

10 Gusht, 2018 - 11:05 pm

Sunny Hill Festival është duke mirëpritur në skenë një e nga një artistët e ftuar për performancat e tyre në këtë mbrëmje që është pritur gjatë nga publiku, shkruan KultPlus.

Parku i Gërmisë, aty ku është duke u mbajtur ky festival, në këtë natë të parë të tij ka mbledhur një numër të madh qytetarësh, numrin e saktë të së cilëve do ta zbulojmë nesër.

Mbrëmja ka filluar me grupin Asgjë Sikur Dielli, për të vazhduar me grupin Oda, ku Dukagjin Lipa babai i Duas dhe organizatori i këtij festivali elektrizoi masën, më pas ka performuar grupi Jericho.

Ndërsa tani në skenë është ngjitur artisti kosovar me famë ndërkombëtarë Stanaj i cili performonë për herë të parë para publikut shqiptar.

Para se të filloj me këngën ai ka folur disa fjalë shqip.

“Nënën e babën i kom prej Malësisë. Shqipen nuk di me fol shumë mirë. Kam qenë i vogël kur kam shkuar në Gjirokastër me këndu në festivale folklorike. Shqipërinë e du. Sot është hera e parë që vij në Kosovë”, ka thënë Stanaj për të vazhduar menjëherë me këngën.

Stanaj është duke krijuar një atmosferë tejet të bukur me performancën e tij.

Deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe festivali po konsiderohet tipik ndërkombëtarë. Të gjithë janë duke e pritur yllin e mbrëmjes Dua Lipa që të dalë në skenë. / KultPlus.com

Të ngjajshme