28 Qershor, 2019 - 3:30 pm
Albert Stanaj ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“Love Me” titullohet kënga e re e tij, të cilën nuk e ka shoqëruar me videoklip.
Para lansimit të këtij projekti, Stanaj u shpreh se ky është projekti më i veçantë për të deri më tani.
Alberti deri më tani ka sjell një sërë projektesh që u mirëpritën nga publiku si “The Way I love her”, Romantic”, “Ain’t love strange” e të tjera.
Stanaj po ashtu gjithnjë ka treguar se ka një shoqëri me reperin Chris Brown, dhe ai ka thënë se Chris ka qenë një ndër artistët e mëdhenj që e ka mbështetur shumë edhe në rrjete sociale.
Kujtojmë që këngëtari vitin e kaluar ishte në Kosovë në festivalin “Sunny Hill”, i cili dhuroi një performancë të ‘zjarrtë’ para qindra njerëzve. /Telegrafi/ KultPlus.com