11 Shkurt, 2022 - 12:00 pm
Sting shiti të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”, te Universal Music Publishing Group (UMPG).
Katalogu përfshin megahite globale, përfshirë “Roxanne”, “If I Ever Lose My Faith In You”, “Desert Rose”, “Message in a Bottle” dhe “If You Love Somebody Set Them Free”.
Muzikanti, aktori dhe aktivisti me origjinë britanike, i lindur si Gordon Matthew Thomas Sumner, ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar 17 çmime Grammy gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, e cila filloi në fund të viteve 1970 dhe nuk tregon shenja ngadalësimi.
Albumi i tij i fundit “The Bridge”, u publikua në nëntor.
Në mars ai do të rifillojë turneun e tij botëror “My Songs” në Evropë.
Këngëtari i “Englishman in New York” deklaroi se ishte i lumtur që katalogu i këngëve të tij drejtohej nga UMPG dhe Jody Gerson, president i kompanisë.
”Për mua është absolutisht thelbësore që puna ime të vlerësohet dhe respektohet, jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia me audiencë të re tek brezat e rinj”, theksoi ai./ KultPlus.com