Stormzy sot në Tiranë, artisti që ishte ‘headliner’ edhe në festivalin më të madh në botë

28 Gusht, 2022 - 5:23 pm

Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival në Tiranë.

Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival, i cili është edhe zyrtarisht festivali më i madh në botë, meqë audienca e këtij festivali mbledh mbi 200,000 njerëz në ditë.

Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Awards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards e shumë çmime tjera të rëndësishme në industrinë e muzikës dhe zhanrit të cilin ai e bën.

Ardhja e tij në edicionin e parë të Sunny Hill Festival mund të konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme për festivalin, marrë parasysh madhësinë e Stromzy në industry.

Veç reperit të famshëm mbrëmja e sotme thuajse e dedikuar repit, do të presë në skenën e Sunny Hill në Liqenin e Tiranës emrat më të njohur shqiptarë si: Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli./ KutlPlus.com

Të ngjajshme