Studentet e Fakultetit të Arteve dëshmojnë pjekuri dhe virtuozitet në Chopin Piano Fest

26 Prill, 2019 - 1:53 pm


Një atmosferë e mrekullueshme u krijua mbrëmë në natën e katërmbëdhjetë të festivalit “Chopin Piano Fest” nga dhjetë pianistet së Fakultetit të Arteve, shkruan KultPlus.

Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur përplot me artdashës. Veçantia e kësaj mbrëmje ishte se interpretuan studentet e Fakultetit të Arteve, ndërsa për këtë mbrëmje interpretuan vepra të ndryshme.  

Për dy orë sa zgjati koncerti, mjeshtëria e lojës në piano në gërshetim të veprave të njohura nën lëvizjet artistike të studenteve të Fakultetit të Arteve arriti që ta mbajë vëmendjen e publikut.  Atmosfera e qetë e koncentrimi në program është një pikat kyce që u vlerësua nga drejtoresha artistike e programit Lejla Pula e cila për KultPlus theksoi se publiku  publiku ishte i mrekullueshëm dhe se e ka shijuar çdo moment të asaj mbrëmje.

“Është përfaqësuar Fakulteti i Arteve dhe klasët piansistike, ishin gjithsej dhjetë studente , në këtë rast ishin të gjitha vajza , kanë pasur një program të cilin e kanë punuar sivjet gjatë tërë vitit universitar. Kanë treguar një pjekuri dhe një virtuozitet të mirë të zhvillimit të tyre pianistik dhe profesional. Unë iu uroj kolegeve të mia gjithashtu dhe shpehi kënaqësinë që kemi pasur mundësi edhe sivjet të vazhdojmë edhe me Chopin Fest-in, dhe me këtë mbrëmje edhe iu dëshiroj të gjithëve studentëve një të ardhme të lumtur me këtë profesion i cili aspak nuk është i lehtë”, tha  Lejla Pula për KultPlus.  

E shumë e kënaqur nga kjo mbrëmje u nda edhe profesoresha Valbona Pula Petrovci, e cila për KultPlus tha që është kënaqësi që studentet e Fakultetit të Arteve performojnë në  Chopin Piano Fest, pasi që publiku prishtinas është shumë entuziast për muzikën klasike. 

“Studentët duhen të sfidohen në këtë aspekt, të dalin sa ma shpesh që ata ta të fitojnë sigurinë në një qasje gjatë skenës. Chopin Piano Fest është një mundësi shumë e mrekullueshme që iu jep mundësinë edhe studentëve të neglizojnë vepra dhe ta zhvillojnë një shije artistike sepse  këtu iu ekspozohen shumë vepra”, u shpreh Petrovci.

Ajo tutje shtoi se veprat që janë luajtur  nuk janë të programit të rregullt të cilët student i kanë luajtur , nuk është përgatitje e veçantë për Chopin Piano Fest mirëpo secili prej studenteve në kuadër të programit kemi përzgjedhur veprat të cilat iu kanë flejtur më shumë dhe kanë qenë më të përgatitur teknikisht dhe ajo që është me e rëndësishme është dalja sa më e shpeshtë e studentëve sepse vetëm në skenë ata e fitojnë përvojën e menaxhimit të vetvetes para auditorit , është ndryshe të luash para një profesoreshe , e është shumë ndryshe të luash para audiencës, sepse emocionet janë të tjera.

 Pianistja Manjolla Gjigolli për KultPlus u shpreh mjaft e lumtur për gjithë entuziazmin e Chopin Piano Fest Prishtina.

“Në radhë të parë jam shumë e lumtur që sot kam marrë pjesë  në këtë koncert, është një festival ndërkombëtar që marrin pjesë shumë pianistë botëror ndërsa edhe neve si student na iu jepet mundësia të marrim pjesë në të, është një ndjenjë jashtëzakonisht shumë e mirë . Është një hap shumë i rëndësishëm për studentët, një fillesë për studentët , një koncert që organizohet çdo herë, dhe nuk iu jepet mundësia të gjithëve. Veprën e kam përzgjedhur së bashku me profesoreshën dhe kemi vendosur të dyjat së bashku.  Këtu jam falë profesoreshës Lule Elezi dhe e falendëroj shumë ”,  tha pianistja Manjolla Gjigolli.

Ndër të tjera pianistja tjetër e Fakultetit të Arteve,  Elza Mehmeti u shpreh se për të është emocion i veçantë të jetë pjesë  e këtij festivali për tri herë radhazi ndërsa për KultPlus tregoi emocionet që përjetuan në skenë.

“Shpresoj shumë që i kemi pëlqyer publikut , kemi pasur shumë emocione në skenë ,ato emocione nuk kemi me mujtë me i hekë asnjëherë. Veprën të cilën e kam përzgjedhur sonte, e kam dëgjuar për herë të parë nga një pianiste në Maqedoni , më ka lënë mbresa aq shumë dhe prej asaj kohe kam qenë e vendosur  që ta risjellë në Chopin Piano Fest. Në fillim nuk e kam ditur që do të jem në festival , është bërë një audicion , ne kemi përgaditur disa pjesë  me profesoreshën Valbonë dhe në fund të përformancës së audiocionit jemi përzgjedhur.” u shpreh pianistja Elza Mehmeti 

Ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të performoj pianistët Anila Aliu , Fatjona Maliqi, Arda Mustafouglu , Enea Kapgjiu si dhe grupi SON d’AIX. Frosina Byqmeti/ KultPlus.com

Të ngjajshme