‘S’u pendova që aq të desha, ndërmend e kam të të dua prapë’ (VIDEO)

19 Mars, 2021 - 10:56 pm

Pirro Çako vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më të veçantë të skenës së muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Pirro Çako ka lindur në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Mjedisi artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirron, duke e bërë atë ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Sonte, KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të mira të Çakos, një këngë kjo që përmes zërit tejet të veçantë i këndohet dashurisë së paharruar. Bëhet fjalë për këngën ‘Xhulit’. Një këngë që edhe pas kaq kohësh prej publikimit vazhdon akoma të përçojë emocione të mëdha.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt

(refren)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën
Me to sfidova ankthin në pritje

(refreni 2x)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë. / KultPlus.com

Të ngjajshme