5 Nëntor, 2018 - 4:00 pm
Këto janë disa thënie të veçanta nga këngëtarja Dua Lipa që për një kohë shumë të shkurtër është shndërruar në një sensacion muzikor.
“Suksesi, sipas meje, është të bësh gjërat që të bëjnë të ndihesh krenare”.
“Jam duke mësuar ta pranoj veten time. Jam ende në procesin e të mësuarit se si ta dua personin që jam. Kjo eksperiencë po më duket vërtet e këndshme. Mendoj se kanë qenë fansat e mi që më kanë nxitur ta bëj një gjë të tillë”.
“Synimi im kryesor është të jem version më i mirë i vetes sime. Dua që kur njerëzit të shohin drejt meje, të kenë shembullin më të mirë për të marrë për bazë”.
“Çdo herë që arrin diçka, gjithmonë do të arrish diçka akoma më të madhe. Unë do të doja të shihja shfaqjet e mia të rriteshin dhe pse jo, të isha një ditë ajo që do t’i mbushte plot stadiumet”.
“Media në rrjete sociale ndonjëherë ndikon në klasifikimet muzikore, por unë mendoj se muzika e mirë mund t’ia dalë përherë në krye. Këngët e mia ia dalin përherë të kryesojnë”.
“Synimi im është që muzika ime të arrijë të dëgjohet nga sa më shumë njerëz. Fakti që kënga ime mund të dëgjohet në një radio shumë shumë larg shtëpisë sime më emocionon. Kjo është diçka, për të cilën unë kam ëndërruar përherë”.
“Një femër duhet të mundohet shumë më shumë që ta marrin seriozisht në skenë, nëse nuk është ulur duke i rënë pianos apo kitarës. I duhet vërtet shumë punë”.
“Në fillim, Zoti krijoi Parajsën dhe Tokën, por mendoj se gjëja më me vlerë që ka krijuar, ke qenë ti”.
“Shënim për veten time: Dashuria për veten nuk është egoiste””.
“Nëse je duke kërkuar për një person që do ta ndryshojë jetën tënde, atëherë shihe pak veten tënde në pasqyrë”.