15 Janar, 2024 - 1:19 pm
Kënga “Suus” e Rona Nishliut është dëshmia më e mirë se muzika është universale dhe arrin të mbledhë dëgjues nga e gjithë bota pa marr parasysh gjuhës.
Një këngë shumë personale dhe një performancë që morri vëmendjen e botës para disa vitesh, sidomos pëlqehet nga gjeneratat e reja të cilat vendosin ta sfidojnë veten duke provuar këndimin e këngës, e cila muzikalisht nuk tingëllon e lehtë.
Në Rumani, sidomos, kjo këngë për vite me radhë është performuar nga të rinjtë e të rejat e konkurseve ku zbulohen talentet e reja.
Në The Voice of Romania sëfundi këngën Suus e ka kënduar një vajzë e quajtur Arina Bădulescu dhe me performancën e saj ajo ka mahnitur jurinë e publikun.
Ajo është vlerësuar si performanca me emocionale dhe e pabesueshme. / KultPlus.com