2 Nëntor, 2019 - 10:00 am
Për herë të parë që pas vitit 2000, kur Garth Brooks u vlerësua për arritjet e tij në muzikë përgjatë viteve ’90, do të jepet çmimi “Artisti më i mirë i dekadës”. ”American Music Awards”, një nga tre ceremonitë më të mëdha në industrinë e muzikës, pas ”Grammy” dhe ”Billboard Music Awards”, bëri me dije se fituesja e çmimit prestigjioz është Taylor Swift.
Taylor Swift ka fituar 23 çmime AMA, më shumë se kushdo tjetër gjatë kësaj dekade. Po kështu, është këngëtarja femër që ka rrëmbyer më shumë trofe në ”American Music Awards”.
“Ndikimi i Taylor në muzikë është i pamohueshëm dhe performancat e saj kanë qenë me të vërtetë spektakolare”,-u shpreh Mark Bracco, drejtori ekzekutiv i Dick Clark Production, që themeloi në 1973-shin American Music Awards. Taylor Swift do të performojë gjatë ndarjes së çmimeve më 24 nëntor. /KultPlus.com