7 Gusht, 2019 - 10:30 pm
Taylor Swift e ka organizuar ahengun e dytë të fshehtë të dëgjimit të albumit “Lover” në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee.
Ylli i popit i ftoi fansat në shtëpinë e saj në Londër kohët e fundit për ta dëgjuar albumin e saj të ri, ndërsa gjatë fundjavës ishte radha e disa fansave me fat në SHBA.
Një grup i vogël i fansave të dedikuar të Swift ishte ftuar në shtëpinë e saj në Tennessee për ta dëgjuar plotësisht albumin e papublikuar. Fansave iu kërkua të mos i ndajnë emrat e këngëve, bashkëpunëtorëve, tekstet apo citimet direkte.
“Të faleminderit shumë për natën e kaluar dhe që qëndrove deri në 5 të mëngjesit për të na takuar të gjithëve”, tweetoi një fans, ndërsa të tjerët i postuan fotot e tyre me Taylor.
Swift gjithashtu organizoi ngjarje të ngjashme në shtëpitë e saj për albumet e saj të mëparshme, Reputation dhe 1989. Albumi i saj i shtatë, “Lover”, do të publikohet më vonë këtë muaj. /KultPlus.com