13 Prill, 2023 - 12:20 pm
Teksti i këngës “No Volvere” (Nuk do të kthehem) nga Chavela Vargas.
Përktheu nga spanjishtja: Arbër Selmani.
Kur do ta gjesh veten larg meje
Kur do të duash unë të jem afër teje
Nuk do ta kesh asnjë kujtim nga unë
Dhe as të tjera dashuri me mua.
Dhe po të betohem, që nuk do të kthehem
Edhe nëse jeta më godet me padrejtësi
Nëse dikur të kam dashur shumë, si e çmendur
Prej shpirtit tim sot ke veç lamtumirë.
Dhe jo, nuk do të kthehem
Të betohem në Zotin që më sheh
Duke dënesë prej inatit,
Po të them,
Nuk do të kthehem.
Deri lotët e mi të jenë formuar,
Nuk do të ndalem duke qarë
Një lum i harresës më është formuar
Aty ku do ta mbys kujtimin për ty.
Ishim retë që qielli i përplasi
Ishim gurët që u rrokën për njëri tjetrin
Dy gota uji që dielli i thau
Dy të dehura që fundi nuk i ndau.
Megjithatë,
Po nisem me trenin e mungesës
E biletë kthimi nuk ka kjo bileta ime,
Çka ke timen, po ta jap
Por jo më, për ty, kjo puthja ime.
Dhe jo, nuk do të kthehem
Të betohem në Zotin që më sheh
Duke dënesë prej inatit,
Po të them,
Nuk do të kthehem. / KultPlus.com