23 Mars, 2018 - 3:55 pm
Lumbardhi ka kënaqësinë që bashkë me DAM Festival të prezantojnë koncertin e West Coast Symphony Orchestra (CA) / Lumbardhi x DAM, të cilët do të përformojnë në Shtëpinë e Kulturës, në Prizren, të dielen, më 25 mars 2018, prej orës 20:00.
Koncerti fillimisht ishte planifikuar të mbahet në Kino Lumbardhi por përshkakë të motit të ligë dhe pamundësisë së organizmit të mirëfillt në këto kushte atmosferike është vendosë që të mbahet në Shtëpinë e Kulturës.
Koncerti organizohet në bashkëpunim me Dam Festival dhe është njëherësh paralajmërim i edicioni të 13-të të DAM i cili hapet me 29 mars në Prishtinë.
“Eshtë kënaqësi e veçantë që e kemi këtë bashkëpunim me DAM dhe ndihemi të privilegjuar që kemi mundësine që festivali të paralajmërohet në Prizren me një program dhe orkester siç është West Coast Symphony Orchestra – CA. Po shpresoj që publiku i qytetit tonë do ta mirëpres këtë ngjarje.” Tha Drejtori Ekzekutiv i Kino Lumbardhit, Ares Shporta.
Koncerti do të jetë i hapur për publikun dhe hyrja do të jetë falas.
“Është kënaqësi që me ndihmën dhe bashkëpunimin me Lumbardhin dhe partnerëve të tij në Prizren kemi arritur që të sjellim koncertin e orkestrës “West Coast Symphony” në qytetin kosovar të kulturës në kuadër të turneut ballkanik që orkestra është duke bërë. Për festivalin DAM kjo ngjarje është paraprijëse për edicionin e 13-të që hapet në Prishtinë më 29 mars dhe koncerti në Prizren nuk vjen si një ngjarje periferike, përkundrazi i paraprinë prezantimit të programit të hapjes në Prishtinë. Për ne është hapja reale e festivalit dhe na vjen mirë që në Prizren kemi gjetur një partner si “Lumbardhi” me të cilin në të ardhmen do ta intensifikojmë bashkëpunimin.” u shpreh Drejtori artistik i DAM Fest, Dardan Selimaj.
“Ndonëse gjithë akterët e pavarur të kulturës ballafaqohen me probleme për realizimin e aktivitetit normal të tyre, Lumbardhi është koncepti i cili qëndron si shtyllë për bërjen e hapave pozitiv dhe përmirësimin e rrethanave në këtë drejtim. Shoqëritë të cilat besojnë në lirinë e shprehjes dhe fjalës së lirë me automatizëm besojnë në art dhe kulturë prandaj mbështetja dhe përkrahja për Lumbardhin është e domosdoshme dhe duhet të jetë e qëndrueshme. Programi i orkestrës është një mozaik që shpalos përmes një udhëtimi tingullor thirrjen për rëndësinë dhe peshën që institucionet e pavarura kulturore përbëjnë për një shoqëri çfarë ne e dëshirojmë.” shtoi Selimaj. / KultPlus.com
Programi i koncertit në Prizren
1. Rauf Dhomi Goca e Kaçanikut – Uverturë
2. Morley Calvert Suitë me këngë popullore kanadeze
3. Elizabeth Knudson ‘Equinox’ për kuartet dhe orkestër, premierë
4. Kreshnik Aliçkaj Koncert për Klarinet, Trombon dhe orkestër -Premierë botërore
5. Jim Hopson “Qyteti” nga West Coast Suit, Premierë botërore
6. Stefan Hintersteininger Concert për soprano saxofon dhe orkestër
I-Sonata, II-Arietta, III-Finale
7. Ç. Zadeja & G.Sviridov “Kuvendi i Pajtimit” dhe ‘Kavaleria’ nga muzika e filmit Skënderbeu