28 Shkurt, 2019 - 3:30 pm
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Kalanë e Tiranës, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës organizojnë sonte duke filluar nga ora 17:00 të Kalaja e Tiranës , ekspozitën “Magjia e Gramofonit”, shkruan KultPlus.
Më 1986 koleksionisti britanik Martin Moir i dhuroi AQSh-së mbi 18,000 pllaka gramofoni, 20 gramofonë mekanikë dhe elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në pllaka (gramafoni apo vinyl). Kjo çoi në krijimin e Fonotekës së AQSh si sektor i zgjeruar. Në këtë ekspozitë paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa disqe gramofoni, LP dhe vinyl-e.
Përmes kësaj ekspozite AQSh shpalos një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshtazi prej 30 viteve. Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” apo botime lidhur me historinë e gramofonit dhe muzikës, disa prej të cilave do të ekspozohen pranë koleksionit të gramofonëve./ KultPlus.com