24 Gusht, 2022 - 5:30 pm
Ftohen prindërit, pedagogët, terpaistët dhe fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta si myasfirë special në koncertin apo punëtorinë e pianistes, pedagoges dhe terapistes Adelina Ushaku Hashani, përcjell KultPlus.
Ajo jeton dhe vepron në Frankfurt-Gjermani dhe në këtë punëtori do të shpalosë përvojat e saja të punës me djalin e saj dhe fëmijët e tjerë. Po ashtu, dot të prezantojë veprën e saj për piano solo” ZEMRA FLET”.
Mysafirë special janë fëmijët me nevoja të veçanta dhe autizëm që kanë arritur suksese në lojën e tyre në instrument me pedagogët e përkushtuar, prof e nderuar/a të Shkollave të muzikës në Prishtinë.
Koncerti do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Shkollës së muzikës, artit dhe baletit ARSKOSOVA-Prishtinë. / KultPlus.com