22 Mars, 2019 - 4:40 pm
Tenori Ramë Lahaj në muajin prill do të mbajë një koncert në Shkup të Maqedonisë. Në këtë koncert i cili do të dirigjohet nga dirigjenti David Crescenzi, përkrah tenorit Ramë Lahaj do të jetë edhe sopranoja Venera Gimodieva, baritoni Kiril Manolov dhe mezo-sopranoja Marika Popovikj, shkruan KultPlus.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet tenori kosovarë përmes një postimi në Facebook.
“Për herë të parë do të jem në Shkup, Maqedoni, me miqtë e mi më të mirë të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit Skena e Muzikës serioze shqiptare. Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në orën 19.30. Ndërkaq Masterclass për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14.30”, ka shkruar ai.
Biletat për këtë koncert mund t’i gjeni në https://mktickets.mk/ duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, respektivisht 25 mars./ KultPlus.com