18 Dhjetor, 2017 - 12:40 pm
Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”
“Më në fund e kuptojmë fluturën” shkruan kritika zvicerane duke iu referuar operës ‘Madame Butterfly” dhe suksesit që kjo operë po korr në Cyrih, protagonist i së cilës është tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu.
Që prej 10 dhjetorit Pirgu ngjit në skenën e Opernahaus Zyrich rolin e oficerit të marinës amerikane në tragjedinë japoneze, operën me dy akte të Puçinit, e cila ka marrë vëmendjen e gazetave dhe revistave me të njohura në Zvicër, raporton “TCH”.
“Ai këndon në mënyrë të mrekullueshme”, shkruan “Tages Anzeiger”, një ndër penat më të mprehta të kritikës zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Tenori shqiptar Siamir Pirgu, në rolin e Pinerktornit, ka gjithçka duhet për këtë figurë.
Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”.
Por ai nuk mundet të bëjë vetëm kaq. Ai di të mbyllë edhe butësisht një “Madame Buterfly” duke marrë vëmendjen maksimale duke sjellë në skenë kombinimin perfekt, ku në rolin e Butterfly shfaqet rusja Svetlana Aksenova.
Pirgu do të interpretojë në skenën zvicerane rolin e Pinkertonit deri më 10 janar, ndërsa jehona e tij do të vijojë të dëgjohet edhe të fillimin e vitit 2018, pasi tashmë Pirgu ka siguruar Coverin e një tjetër reviste të njohur kulturore në Zvicër, imazh i së cilës do të jetë tenori shqiptar./KultPlus.com