26 Korrik, 2022 - 10:22 am
Profesionisti i baterisë, Teoman Ukça, ka lansuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Beyond Time”, shkruan KultPlus.
Ky është albumi i dytë personal i Ukçës, i cili vjen në stilin fussion jazz funk.
Për të sjell gjithë këtë projekt, bateristi ka bashkëpunuar me muzicientë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me trumpistë nga Turqia dhe muzicientë të njohur vendor.
Muzicientët që kanë përthekuar krijimin e këtij albumi janë: Faton Macula në kitarë, Kejdi Burbullushi në kitarë, Baris Dogukan në trumpetë, Ervin Dhimo – bass kitarë, Jeton Dolaku – piano, Dukagjin Muhaxheri- saxophone, Edmond Gjinolli – bass dhe Gent Gorani – kitarë.
Albumi i cili ka dal më datë 3 qershor, tashmë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore, si: Spotify, Deezer, Amazon etj.
Deri më tani, Ukça i ka realizuar dy promovime live të albumit, në Prizren dhe Ferizaj, ndërsa këtë të mërkurë do të ndodhë promovimi i radhës, në Gjakovë, për të vazhduar tutje edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Një album i tille duket se i ka munguar tregut të muzikës kosovare dhe Ukça është kujdesur në detaje që të sjell më të mirën.
Për më tepër ky është linku ku mund të shikoni tingujt e ndërthurur mrekullisht nga këta profesionistë. / KultPlus.com