Thirrje e hapur për muzikantë të rinj për programin “OneBeat Balkans 2025“

24 Tetor, 2024 - 1:30 pm

Është publikuar thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2025“, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Bosinia dhe Hercegovina, Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe të ShBA-së.

Prej 11 Shukrt deri më 3 Mars 2025, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë.

Linku për të aplikuar është https://forms.gle/zZw8wn5yW6PZLFiY6 dhe afati i fundit është data 23 nëntor 2024.

OneBeat Balkans do t’i mbledh 12 muzikantë të angazhuar në shoqëri, të cilët së bashku do të
prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare, të udhëheqin punëtori publike, dhe ta
përdorin artin si mjet pajtimi dhe zhvillimi ekonomik në pjesët e përçara të Ballkanit.

Programi zgjat nga 11 shkurt deri më 3 mars, 2025, dhe përfshin periudhën e rezidence
muzikore në Prizren, e cila do të ndjeket nga një turne koncertesh në Prishtinë dhe Beograd.
OneBeat Balkans është pjesë e projektit të gjërë global OneBeat, i krijuar në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës si nismë e Byrosë për Edukim dhe Çështje Kulturore e Departamentit të
Shtetit Amerikan dhe prodhohet nga Bang on a Can’s Found Sound Nation.

OneBeat Balkan është inkubator muzikor, ku muzikantët nga e gjithë bota krijojnë projekte
bashkëpunuese të dizajnuara për të pasur ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale.
Me një numër të madh pjesmarrësish në të kaluarën, është krijuar hapësira që të organizohen
programe OneBeat jashtë ShBA-së, dhe kështu filloi OneBeat Balkans. Edicioni i parë u mbajt
në vitin 2019, i drejtuar nga Balkan Art Zone me ish-pjesmarrësin Bajram Kafu Kinolli si
themelues i programit.

OneBeat Balkans 2025 do të fillojë me një rezidencë muzikore dyjavore në Prizeren, ku
pPjesëmarrësit do të krijojnë muzikë origjinale, do të zhvillojnë ide të reja muzikore dhe projekte
të kushtuara për komunitetet lokale. Rezidenca do të pasohet prej një turneu në qytete të
Ballkanit, ku Pjesëmarrësit do të performojnë në koncerte, do të bashkëpunojnë dhe luajnë me
muzikantë vendorë dhe do të drejtojnë punëtori me të rinj e të reja.

Thirrja është e hapur për muzikantë të moshës 19-35 vjeç, banorë të Bosnie dhe Hercegovinës,
Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.

Është e rëndësishme të theksohet së edukimi formal muzikor nuk është i domosdoshëm për të
aplikuar për OneBeat Balkan. Po ashtu, projekti nuk ka kufizime për nga zhanri: muzikantët që
bëjnë muzikë tradicionale ose folklorike, hip hop, xhez, eksperimentale, elektronike a klasike,
dizajnerë muzikorë dhe artistë multimedialë, të gjithë janë të ftuar të aplikojnë.

Çfarë duhet të dini për OneBeat Balkans:

Bashkëpunimi është qendror. OneBeat Balkans ua jep muzikantëve mundësinë të
bashëpunojnë me projekte të reja dhe të gjurmojnë tradita të reja muzikore. Në vend se t’i
tregojnë talentet individuale, muzikantët e OneBeat Balkans do të punojnë së bashku,
nëpërmes ndasive kulturore, duke mësyrë mundësi të reja muzikore.

OneBeat Balkans është e angazhuar në shoqëri. Ata po kërkojnë muzikantë që janë të
angazhuar në komunitetet e tyre dhe që kërkojnë mënyra të reja për t’u angazhuar në zhvillimin
e rinisë, edukimin muzikor, terapinë muzikore, zgjidhjen e konflikteve, një dialog global përmes
muzikës, dhe mënyra të tjera që çojnë drejt shoqërive më të barabarta dhe demokratike.
OneBeat Balkans është program FALAS (por jo dhe koncert i paguar). Programi i OneBeat
Balkans mbulon udhëtimin, transportimin, ushqimin dhe strehimin e Pjesëmarrësve. Ata po
ashtu ofrojnë një bursë (shumë të hollash) modeste. Edhe pse nuk kanë mundësi të japin pagesa
për performanca, OneBeat Balkans u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të krijuar material të
ri, për të bërë shoqëri dhe ortakëri të përjetshme muzikore, për të mësuar shkathtësi të reja që
kanë vlerë në treg, për të bërë turne nëpër Balkan, dhe për të vendosur lidhje të reja
profesionale.

Materialet Audio/Video për aplikim:

Aplikantët duhet të planifikojnë për shkruar rreth prapavijës së tyre muzikore dhe interesat, si
dhe projektet dhe qëllimet në të ardhmen. Aplikantëve do t’iu kërkohet t’i dorëzojnë 3-5 shembuj
të punës së tyre vetjake apo bashkëpunuese (qoftë përmes audios ose videos).

Kriteret e vlerësimit:

Zotësia Muzikore – Niveli i lartë i performimit, kompozimit, improvizimit, prodhimit dhe/ose
aftësisë teknologjike. Idealisht, muzikantët e OneBeat Balkanks duhet të jenë novatorë stilistikë,
tekstualë, ose teknologjikë brenda botërave të tyre muzikore.

Bashkëpunimi – Gatishmëria e aplikantit/aplikantes për të kaluar përtej ndasive muzikore që të
krijojë muzikë origjinale apo të riinterpretiojë e muzikën tradicionale, duke e respektuar thelbin e
secilës traditë. Aplikantët duhet të jenë të gatshëm të provojnë gjëra të reja nga aspekti muzikor.
Angazhimi shoqëror – Muzikantët që kanë përdorur muzikën për t’u shërbyer komuniteteve të
tyre apo shoqërisë në përgjithësi. Kjo mund të përfshijë interesimin e të rinjve rreth edukimit
muzikor, adresimin e çështjeve shoqërore apo politike përmes përmbajtjes muzikore, ringjalljen
e traditave muzikore, dhe të tjera.

Mosha – Aplikantët duhet të jenë të moshës 19-35 vjeç.

Zotërimi i anglishtes – Aplikantët duhet të kenë aftësi të bisedojnë dhe të kuptojnë anglishten në
nivelin bazik, meqenëse do të jetë gjuha e përbashkët e programit OneBeat Balkans.

Shteti ose Territori i Prejardhjes – Pjesëmarrësit e OneBeat Balkans duhet të jetojnë në njërin
prej 8 shteteve ose territoreve të pranueshme: banorë të Bosnie dhe Hercegovinës, Shqipërisë,
Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.

OneBeat Balkans është një program aleat i OneBeatSM, dhe është një nismë e Departamentit
të Shtetit të ShBA-së – Zyrës për Çështje Arsimore dhe Kulturore. OneBeat Balkans prodhohet
pavarësisht nga Balkan Art Zone, në bashkëpunim me Bang on a Can, dhe me mbështetje
shtesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe Ambasada e Shteteve të
Bashkuara në Beograd./ KultPlus.com

Të ngjajshme