“Ti eja e dashur, unë të du, ty t’adhuroj”

5 Tetor, 2019 - 10:00 pm

Nijazi Bytyqi është këngëtar i njohur. Nijazi Bytyqi, ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

Ai konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.

Këngëtari i mirënjohur prizrenas, Nijazi Bytyqi që për shumë dekada i ka kënduar dashurisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare.

KultPlus jua sjellë këngën “Eja e dashur” që është një nga krijimet më të bukura në skenën muzikore shqiptare. /KultPlus.com

Teksti i këngës:

Ti eja, eja e dashur
Unë të dua, Unë te dua
Ti eja, në andrrat e mia ma t’bukura
Ti eja, eja e dashur
Unë të du, ty t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Unë të du
Ty gjithmonë t’adhuroj

Ti eja, eja e dashur
Unë të dua
Ti eja në andrrat e mia
Ma të bukura

Ti eja, eja e dashur
Unë të du
Ty t’adhuroj

Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmonë në kujtime

Ti eja, eja e dashur
Unë të du
Ty t’adhuroj

Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmonë në mendime
mmmmmm
Ti eja, eja e dashur
Unë të du
Ty t’adhuroj

Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmonë në kujtime

Të ngjajshme