30 Janar, 2022 - 3:23 pm
“Fëmijërinë ma morën ëndrrat, e ëndrrat mi more ti”, është një nga fjalitë e fuqishme brenda këngës “Ti je vetëm një iluzion”, kjo këngë që tash e tri dekada bartë emocionin e njëjtë.
“Ti je vetëm një iluzion”, i këndon çasteve që duken shekuj, e zërin e B.B Poqit e njohim më së miri përmes kësaj kënge. Bajram Bylykbashi apo B.B.POQI lindi më 21 maj të vitit 1968 në Prishtinë dhe është një nga këngëtarët më të mirë të rokut shqiptar.
Në muzikën e tij ndikim të madh patën grupet e rokut si Led Zeppelin, Deep purple, Ëhitesnake, U2, The doors, Pink Floyd etj. Në vitin 1985, Bylykbashi formoi band-in Babillon me të cilin bëri disa incizime, ndër to është edhe kënga “Ti je vetëm një iluzion”, shkruan KultPlus.
“Ti je vetëm një iluzion” është komponuar në vitin 1986 nga grupi BABILON, ndërsa u incizua vetëm një vit pas, në vitin1987. Kjo këngë është e komponuar nga kitaristi i grupit Besim Hajdini dhe tekstin e ka shkruar Uran Bajrami.
Sonte hesht qyteti
shiu do t’fillojë
kërkoj shikimin tënd n’errësirë
çiftet rrugës kalojnë
më marrin për të marrë
kjo natë më kujton gëzimin dhe dashurinë
çastet me duken shekuj
nata me është e gjatë pa ty
fëmijërinë ma morën ëndërrat
e ëndërrat m’i more ti
larg fryn era, bartin pluhurin
dhe gjurmët e tua
ti shkove por kujtimi yt
jeton thellë diku ne mua
Sonte hesht qyteti
shiu do t’fillojë
kërkoj shikimin tënd n’errësirë
çiftet rrugës kalojnë
më marrin për të marrë
kjo natë më kujton gëzimin dhe dashurinë
çastet me duken shekuj
nata me është e gjatë pa ty
fëmijërinë ma morën ëndërrat
e ëndërrat m’i more ti
larg fryn era, bartin pluhurin
dhe gjurmët e tua
ti shkove por kujtimi yt
jeton thellë diku ne mua
Ti je vetëm një iluzion
dhe asgjë me shumë
ti je një ëndërr qe më mundom
a të kujtohem unë
Ti je vetëm një iluzion
dhe asgjë me shumë
ti je një ëndërr qe me mundon
a të kujtohem unë 3X/ KultPlus.com