14 Dhjetor, 2018 - 9:21 am
Jo pak herë këngët shqipe vijnë të bukura, të mishëruara, të veçanta dhe me tekste që përfundimisht kanë një domethënie.
Një e tillë është prurja e fundit muzikore e Kejsi Tolës.
Një emër i njohur në muzikën shqiptare, një zë i veçantë dhe i dëshmuar, Kejsi Tola para pak ditsh morri pjesë në Festivalin Kënga Magjikë 2018, me këngën “Më ke mua”.
Një krijim i Flori Mumajesit, kënga vjen e përkryer në zërin e Kejsi Tolës, vajzës që nisi e vogël në spektakle muzikore dhe arriti deri në Eurovizion, duke pushtuar secilën skenë ku ajo ngjitet.
Kënga u votua mirë edhe nga kolegët në festival, por pa përmendur votat, melodia dhe refreni i mahnitshëm të mbesin në mendje, duke të përkujtuar se nuk duhet humbur shpresa për këngë të mira në shqip, në ditët e sotme.
Po e sjellim poshtë edhe tekstin e këngës së Kejsi Tolës, e cila duket se nuk ndalon me projektet e ndryshme muzikore. / KultPlus.com
Më ke mua
Di që njerëzit largohen kur je keq
Ata që të donin kur ishe mirë
Por une jam këtu për ty njeriui im
Në cdo ditë tënden te vështirë
Shoqëria sa mërrallë në telefon
Ku janë miqt e vjetër pse s’na kujtojnë
Të largohen më mirë që të gjithë
Se m’ke mua shpirt im
Ti m’ke mua, m’ke mua
Të largohen që të gjithë shpirti im
Se m’ke mua
Të dua
Të dua
Të dua
Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë
Më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë
Por e gjej gjithmonë një formë më fal të them
S’të gënjej dot përmendësh ti më njeh
Dhe kur për një kohë të gjatë nuk jemi parë
Dhe atherë kur njerëzit na kanë ndarë
I falenderoj unë që të gjithë
Se ma shtuan dashurinë
Ti m’ke mua, m’ke mua
Të largohen që të gjithë shpirti im
Se m’ke mua
Të dua
Të dua
Të dua
Deri n’fund të jetës
Une ia kam dhën premtimin vetes