8 Tetor, 2021 - 9:30 am
Tina Turner i bashkohet listës së artistëve që kanë shitur të drejtat për prodhimin e tyre artistik.
Këngëtarja amerikane, e natyralizuar zvicerane, ia ka shitur katalogun e saj muzikor kompanisë gjermane të regjistrimit BMG.
Janë rreth 60 vjet karrierë.
Kushtet ekonomike të marrëveshjes nuk u zbuluan, por sipas revistës tregtare Music Business Worldwide, bëhet fjalë për 50 milionë dollarë.
Tina Turner, 81 vjeç, e cila do të futet në Hall of Fame të Rock’n’ Roll për herë të dytë në fund të tetorit, ka qenë artistja e parë me ngjyrë që doli në kopertinën e revistës Rolling Stone.
Ndër krijimet e saj solo janë dhjetë albume në studio, dy live, dy kolona zanore dhe pesë përmbledhje.
Sipas BMG, ajo ka shitur mbi 100 milionë regjistrime./atsh/KultPlus.com