6 Korrik, 2017 - 1:39 pm
Kryeveprat e muzikës klasike botërore Moxart, Shtraus, Çajkovski, por dhe muzika shqiptare e Dizdarit, janë interpretuar mbrëmjen e djeshme në Berat, ku tingujt janë ngjizur me pamjen e lagjes muzeale, në një koncert sinfonik.
Tingujt e muzikës instrumentale janë bashkuar mbrëmjen e djeshme me pamjen e lagjes muzeale “Mangalem” në qytetin e Beratit, gjatë një koncerti që ka emocionuar qytetar dhe vizitorë të rastit. Kuarteti i harqeve, pjesë e orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar kanë interpretuar për qytetarët në pedonalen e tij, duke bërë pjesë të këtij eventi kulturor dhe qytetin e një mbi një dritareve.
Fal projektit të Ministrisë së Kulturës “Tinguj dhe Monumente” Berati është bërë pjesë e rrugëtimit artistik pas Tiranës dhe Pogradecit.Orkestra sinfonike e përbërë nga Jadvina Vani dhe Alma Shehaj në violinë, Albana Meneri në violë, bashkë me violiçelistin e njohur shqiptar, Gëzim Belegu, Petagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, interpretuan në Berat pjesë të njohura të muzikës botërore dhe asaj shqiptare. Në zemër të qytetit dhe me sfond lagjen më me vlera atë “Mangalem” artistët interpretuan për gati një orë pjesë të zgjedhura nga Moxart, Shtraus, Çajkovski, Dizdari, etj.
‘E ku tjetër mund të shkonte kaq bukur muzika instrumentale, që u bashkua me pamjen e mrekullueshme, dashurinë e qytetarëve për artin, tha Gëzim Belegu në lidhje me këtë koncert. Pasi interpretuam për publikun kryeqytetas tek Reja në Tiranë dhe në Pogradec ne jemi në Berat për të sjell muzikën tek publiku duke e bashkuar atë me monumentet që qytetet kanë dhe fakti që vetë Berati është një monument bëri që të jemi sonte këtu”, u shpreh ai. / KultPlus.com