TKOB rikthen “Opera Soul”

22 Shkurt, 2018 - 3:20 pm

Teatri i Operas dhe Baletit rikthen ciklin e koncerteve solistike e recitale, Opera Soul. Formacionet e vogla orkestrale, shoqëruar shpesh me korin, solistët apo balerinët dhurojnë të tillë tinguj.

Koncerti i parë nis mbrëmjen e 23 shkurtit me orkestrën e dhomës së TKOB. Formacioni i harqeve do të ngjitet në skenë nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.

Doko shpjegon se koncertet të tilla edhe pse në një skenë të vogël e jo shumë e përshtatshme nga ana muzikore, i afrojnë qytetarët me një lloj muzike klasike që nuk e gjen shpesh në eventet e mëdha.

Publiku ka mundësi që këtë cikël koncertesh ta ndjekë pa pagesë në sallën Onufri të Muzeut Historik Kombëtar.

Ky është sezoni dytë i një cikli koncertesh e që pritet ashtu sikurse edhe një vit më parë formacionet orkestrale të rrugëtojnë edhe në skenat e rretheve. Kalendari i kësaj kolone është prezantuar e koncerti i dytë është ai i korit në 9 mars, shkruan VP./ KultPlus.com

Të ngjajshme