17 Maj, 2019 - 11:00 am
Në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të Eurovisionit është shënuar një tragjedi.
Një shofer kamioni, 66-vjeçari Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.
Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital.
“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, pyesin anëtarët e familjes Schwarz.
Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.
Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin tragjikisht të hidhur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.
Ndryshe, Shqipëria do të paraqitet në finalen e festivalit evropian të muzikës pas suksesit të mbrëmshëm të Jonida Maliqit me këngën “Ktheju Tokës”. /Telegrafi/KultPlus.com