29 Korrik, 2023 - 8:31 pm
Artiola Toska është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës popullore shqiptare. Ajo ka lindur në Tiranë më 25 shkurt 1975.
Karriera e saj filloi qysh në fëmijërinë e hershme, për të vazhduar më pas si në profesioniste e muzikës shqipe. Në shenjë nderimi për artin e ofruar, presidenti i Republikës së Shqipërisë i dha titullin ‘Mjeshtër Madh’.
Gjatë karrierës së saj ajo numëron disa albume, gjashtë koncerte recitale si dhe koncerte të panumërta në trevat shqiptare dhe anemban botës.
KultPlus ju sjell një interpretim të saj me këngën: ‘Tuj shëtit te tull e pusit’: