U ngjit si solist 46 vite më parë, violinisti i njohur shkodran, Lorenc Radovani jep koncert në teatrin ‘Migjeni’

25 Mars, 2025 - 7:21 pm

Violinisti i njohur shkodran, Lorenc Radovani mbajti një koncert recital në teatrin “Migjeni”, skenë në të cilën u ngjit si solist 46 vite më parë, për të vijuar me shumë koncerte të tjera. Në këtë koncert, violinist Radovani solli një program të pasur të Muzikës së Dhomës me pjesë shqiptare dhe të huaja, ndërsa publiku i dhuroi duartrokitje të shumta.

Në këtë koncert u luajt për herë të parë Sonata për violinë e piano “Ephistoricu”, kompozuar nga Artan Liçaj, kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Në pianoforte maestro Radovanin e shoqëroi pianistja Fatma Spahiu, e cila tha se është sa përgjegjësi aq edhe nder i veçantë interpretimi përkrah këtij artisti.

Më 26 mars violinisti Lorenc Radovani do të mbajë një tjetër koncert në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë./ Balkanweb/ KultPlus.com

Të ngjajshme