14 Maj, 2018 - 12:57 pm
UEFA ka bërë të ditur se do të jetë sponsori zyrtar i turneut ‘The Girls Tour’ të Rita Orës si pjesë e fushatës së tyre “Together #WePlayStrong”.
Në një njoftim të shtëpisë së futbollit evropian thuhet se “UEFA i ka bashkuar forcat me kantautoren, aktoren dhe dizajneren ndërkombëtare, Rita Ora, në një partneritet novator që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave”.
Njoftimin e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare përmes një postimin në profilin e saj në Instagram duke bërë të ditur se do ta mbështesë fushatën e UEFA-s, Together #WePlayStrong.