4 Shkurt, 2021 - 3:55 pm
EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ka njoftuar tashmë listën zyrtare me 41 shtete që do të marrin pjesë në festivalin më të madh të muzikës, “Eurovision Song Contest” i cili do të rikthehet vitin e ardhshëm, shkruan KultPlus.
Pas anulimit të festivalit këtë vit për shkak të COVID-19, edicioni i 65-të i Eurovisionit, do të organizohet nga EBU bashkë me tre televizionet holandeze NPO, NOS dhe AVROTROS, pasi Holanda është fituesi i fundit i këtij festivali.
Ndërsa Ukraina sot ka prezantuar këngën me të cilën do të përfaqësohet në Eurovision 2021.
Është grupi ukrainas elektro-folk ‘Go_A’ të cilët ishin vendosur të përfaqësonin Ukrainën në Eurovision Song Contest 2020 në Roterdam, Hollandë, me këngën “Solovey” dhe tashmë zyrtarisht ata janë pjesë e Eurovision 2021.
Kujtojmë që janë 41 shtete të cilët do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Rotterdam të Holandës më 18,20 dhe 22 maj 2021./ KultPlus.com