Ukrainasja me origjinë shqiptare prezanton sfilatën me veshje tradicionale

29 Tetor, 2018 - 5:00 pm

Fëmijët shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar promovojnë veshjet tradicionale shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shtetit për Diasporën, i cili thekson se kostumet me të cilat u prezantuan fëmijët ishin punime të stilistes së njohur Mirabelle Supure, pjesë e komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Për herë të parë në vitin 2008 stilistja nga Ukraina, Mirabelle Supure (me origjinë shqiptare) mori pjesë në javën e modës Albania Fashion Week. Aty ajo përfaqësoi denjësisht shqiptarët e Ukrainës.

Po ashtu edhe dje Mirabelle përfaqësoi komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar me një sfilatë mode për bashkatdhetarët e vegjël. Fëmijët kishin veshur kostume popullore tradicionale dhe moderne. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme që u transmetua edhe nga televizioni AlbUK, theksuan organizatorët, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme